Lajme nga Bota

Macron i bën thirrje Britanisë dhe SHBA-ve që të mos vazhdojnë me “bllokimin” e vaksinave për vendet në zhvillim

Macron i bën thirrje Britanisë dhe SHBA-ve që të mos

Presidenti francez Emmanuel Macron nga Portoja ku ndodhet për samitin G7 i ka bërë thirrje shteteve më të pasura që të ndajnë vaksinat që kanë në dispozicion kundër COVID-19 për të ndihmuar edhe kombet më të varfëra të globit. Mes vendeve të pasura ai ka veçuar Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të, që sipas tij, kanë “bllokuar” qarkullimin e lirë të vaksinave.

Franca ka qenë shteti i parë mes anëtarëve të G7 që ka dhuruar një pjesë të dozave të saj për vendet në zhvillim. “Kam një vit që luftoj që vaksinat të bëhen një e mirë globale, por jam luftuar dhe ndihem më në fund mirë që edhe vendet e tjera po ndjekin shembullin tonë... Sot anglo-saksonët janë duke bllokuar shumë substanca dhe vaksinat”- ka thënë mes të tjerash Macron për gazetarët.

Macron ka shtuar se çdo shtet që ka më shumë vaksina nga sa i duhen për popullsinë e vet (aktualisht vetëm Britania dhe SHBA-të e kanë këtë kapacitet) duhet të dhurojnë doza për vendet e varfëra dhe ato në zhvillim.

Kujtojmë se muajin e kaluar Franca i ka dhuruar Mauritanisë 100.000 doza vaksinash anti-COVID, në kuadër të fushatës së COVAX.

Tiranapost.al