Lajme nga Bota

Macron njofton lehtësimin e masave anti-Covid në Francë: Më e keqja e valës së dytë kaloi

Macron njofton lehtësimin e masave anti-Covid në Francë: Më

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron njoftoi një lehtësim të bllokimit njëmujor të vendit, duke filluar këtë fundjavë me rihapjen e bizneseve "jo thelbësore" siç janë parukieritë dhe dyqanet e rrobave, të cilat do të duhet të respektojnë rregullat e rrepta të distancimit dhe të mbyllen në orën 21:00.

“Më e keqja e valës së dytë të koronavirusit ka përfunduar tashmë në Francë”, është shprehur presidenti dhe mastat anti-Covid pritet që të lehtësohen edhe në kisha dhe disa vende kulturore, të cilat pritet të rihapen nga 1 Dhjetori, me një maksimum prej 30 vizitorësh.

Franca do të fillojë të lehtësojë masat e karantinës këtë fundjavë në mënyrë që deri në Krishtlindje, dyqanet, teatrot dhe kinematë të rihapen dhe njerëzit të jenë në gjendje të kalojnë pushimet me pjesën tjetër të familjes së tyre.

Në një fjalim televiziv Macron theksoi që restorantet, kafenetë dhe baret do të duhet të qëndrojnë të mbyllura deri në 20 janar për të shmangur shkaktimin e një vale të tretë.

*Artikulli i marrë nga The Guardian. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.