Macron rrit moshën e pensionit, shpërthejnë protestat në Francë

Macron vendosi të rrisë moshën e pensionit pa votim në parlament. Kjo ka nxitur pakënaqësi dhe një valë protestash ka shpërthyer.
Policia në Paris është përplasur me protestuesit.
Turmat u mblodhën në Place de la Concorde në përgjigje të rritjes së moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Planet kishin ndezur dy muaj debate të nxehta politike dhe greva urie.
Së fundi, kryeministrja Élisabeth Borne përmes nenit 49:3 të kushtetutës - i lejoi qeverisë të shmangë një votim në Kuvend.
Vendimi u mor pak minuta përpara se deputetët të votonin për projektligjin e diskutueshëm, pasi nuk kishte garanci për të fituar shumicën.
Mosmarrëveshja edhe një herë e bën Francën të duket e pareformueshme. Në krahasim me vendet e tjera të Evropës, ndryshimi i moshës së pensionit nuk është aspak dramatik.
Por projektligji përshkruhet rregullisht nga kundërshtarët si "brutal", "çnjerëzor" dhe "degradues".