Lajme nga Bota

Madonna ka refuzuar dikur Trump: Libri i mbesës zbulon edhe se çfarë tha presidenti më pas

Madonna ka refuzuar dikur Trump: Libri i mbesës zbulon edhe se

Para shumë vitesh, këngëtarja Madonna refuzoi të dilte në një takim me Donald Trump, kur ai ishte një biznesmen i suksesshëm dhe jo president i SHBA-ve.

Këtë ka treguar mbesa e tij e cila ka shkruar një libër për xhaxhanë Trump me titullin: Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë. Sipas Mary Trump të gjitha gratë që kanë refuzuar për ti dalë në takim janë ofenduar nga presidenti. Për Madonnën ai ka thënë se e përtyp çamçakëzin në një mënyrë aspak tërheqëse.

‘Ka përdorur sharjet dhe komentet më të këqija dhe më të shemtuara’, shkruan Mery.

Madonna ka refuzuar dikur Trump: Libri i mbesës zbulon edhe se

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë nuk u përgjigj për rastin e Madonnës por tha se libri ka plot trillime dhe pretendime qesharake me asnjë gjë të vërtetë.  Ndërsa Maddona njihet si një të famshmit që nuk e pëlqen Trump dhe këtë e ka shprehur hapur vite më parë.

Libri do të dalë në botim me datë 14 korrik.

Për më shum kliko linkun si më poshë: