Lajme nga Bota

Madridi mund të kthehet epiqendra e re e shpërthimit në Europë. Spitalet s'kanë më shtretër të lirë

Madridi mund të kthehet epiqendra e re e shpërthimit në

Janë foto të shkrepura nga Spitali Infanta Leonor dhe Spital Severo Ochoa de Leganes në kryeqytetin spanjoll të Madridi që tregojnë frikshëm se si njerëzit janë shtrirë në dysheme, me simptoma të koronavirusit dhe që presin të kontrollohen nga mjekët.

Sipas të dhënave të fundit, 33,089 njerëz janë infektuar në Spanjë, +4,321 në 24 orët e fundit. 2,206 është numri i viktimave, +434 në 24 orët e fundit.

Madridi mund të kthehet epiqendra e re e shpërthimit në

Kriza me numrin e lartë të të infektuarve ka shkaktuar një kolaps të sistemit të kujdesit shëndetësor për shkak se nuk ka mjafueshëm shtretër dhe pajisje mjekësore.

Sipas ekspertëve ka rrezik që Spanja të kthehet në epiqendrën e re të shpërthimit të virusit në Europë, pasi shifrat nga Italia trgojnë për një ulje të viktimave.

Zv.kryeministrja e Spanjës Carmen Calvo është mes atyre që ka kryer testin pasi ditën e djeshme përjetoi probleme me frymëmarrjen dhe dyshohet se mund të jetë infektuar.

Madridi mund të kthehet epiqendra e re e shpërthimit në

Sipas gazetës El Mundo, spitali i dytë i Madridit Severo Ochoa de Leganes, nuk pranon më pacientë për shkak se është tejkaluar kapaciteti maksimal. Kryeministri Sachez ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Madridi mund të kthehet epiqendra e re e shpërthimit në

Madridi mund të kthehet epiqendra e re e shpërthimit në

Madridi mund të kthehet epiqendra e re e shpërthimit në