Lajme nga Bota

Makina merr përpara këmbësorët, të paktën dy të vdekur dhe 15 të plagosur në Gjermani

Makina merr përpara këmbësorët, të paktën dy

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi u goditën nga një makinë në një zonë pedonale të qytetit Trier në Gjermaninë perëndimore.

Pas ngjarjes policia ka deklaruar se shoferi 51-vjeçar është arrestuar. Rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta, por policia u ka kërkuar njerëzve të shmangin zonën.

Kryebashkiaku Wolfram Leibe tha se të paktën 15 njerëz ishin plagosur.

Makina merr përpara këmbësorët, të paktën dy

Po ashtu një dëshmitar i cituar nga gazeta “Trierischer Volksfreund” tha se një Range Rover me ngjyrë gri të errët po ecte me shpejtësi të madhe.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregpjnë furgonë policie dhe automjete të tjera emergjence të parkuara në një rrugë pranë portës Porta Nigra të qytetit.

Makina merr përpara këmbësorët, të paktën dy

Ndërkohë një treg Krishtlindjesh që zakonisht mbahet atje u anulua këtë vit për shkak të pandemisë.

*Artikulli i marrë nga abc BBC. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.