Lajme nga Bota

Mark Zuckerberg është kundër fact-check të statuseve të politikanëve

Mark Zuckerberg është kundër fact-check të statuseve të

A mendoni se platformat e rrjeteve sociale duhet të bëjnë fact-check për postimet e politikanëve? Nëse shumë thonë Po, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg thotë Jo.

⁠Komentet e tij erdhën pasi u pyet për vendimin që ka marrë bordi i rrjetit social Twitter, që ka filluar të kontrollojë e të bëjë verifikimet me fakte të statuseve të presidentit amerikan Donald Trump.

⁠Por pse Zuckerberg është kundër. Ja si e argumenton ai:

Unë nuk mendoj se Facebook apo platforma të tjera të internetit në përgjithësi duhet të bëhen arbitra të së vërtetës. Statuset politike janë më të ndjeshme në demokraci dhe njerëzit kanë të drejtë dhe duhet të lexojnë e shohin se çfarë postojnë politikanët.

Edhe pse vetë Facebook përdor kontrollues faktesh për përmbajtje të ndryshme që postohen në rrjete sociale, Mark Zuckerberg thekson se është ndryshe: qëllimi i fact-check është që të kapë vërtetë gjëra të këqija. E ka fjalën për video me dhunë, racizëm dhe vrasje, ku shfaqen pamje të rënda dhe përcjellin mesazhe denigruese.

Për Mark, statuset e politikanëve nuk bëjnë pjesë në atë kategori të gjërave: Vërtetë të këqija!