Lajme nga Bota

Martohet kryeministrja e Finlandës pas 16 viteve bashkëjetesë

Martohet kryeministrja e Finlandës pas 16 viteve bashkëjetesë

Sanna Marin i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private në rezidencën e saj kryeministrore. Sanna dhe Markus janë bashkë prej 16 vitesh dhe prindër të një vajze 2 vjeç e gjysmë.

34-vjeçarja postoi një foto me fustan të bardhë në Instagram përmes së cilës dha edhe lajmin e martesës.

Zgjedhja e Sanna Marin si kryeministri dhjetorin e kaluar, ngjalli polemika. Disa nuk ishin dakord me përzgjedhjen e më shumë vajzave dhe grave në kabinetin qeveritar.

*Burimi Sky News