Lajme nga Bota

Ç`masa anti-Covid mori Europa gjatë orëve të fundit?

Ç`masa anti-Covid mori Europa gjatë orëve të fundit?

Pjesa më e madhe e vendeve të Evropës po shton çdo ditë masat anti-Covid. Vetëm orët e fundit u shtrënguan disa nga masat.

Austria ndalon festat dhe mbledhjet familjare me më shumë se 6 persona, për çdolloj arsye.

“Këta do të jenë muaj sfidues, por sa më shumë që të bashkohemi, aq më mirë do ta kalojmë këtë fazë”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Kurse takimet në ambient të hapur mund të grumbullojnë jo më shumë se 12 vetë.

Qeveria, gjithashtu, uli numrin maksimal të spektatorëve në ngjarje kulturore dhe sportive, nga 1 500 në 1 000 brenda dhe nga 3 000 në 1 500 jashtë.

Në Gjermani është vendosur me detyrim kudo maska sidomos në zonat me numër të lartë të infektuarish.

“Kur ka më shumë se 35 infektime të reja për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve, maskat duhet të bëhen të detyrueshme në mjediset e hapura publike”, tha Markus Soeder.

Uellsi izolohet nga kjo e premte. Nga ora 18:00 e pasdites çdo banor do të jetë i detyruar të qëndrojë i mbyllur në shtëpi.

Ndërkaq prej disa ditësh Franca ka vendosur kufizime orari, Italia gjithashtu. Shqipëria ka vendosur me detyrim maskën dhe nëse do të jetë nevoja do ketë edhe kufizime të tjera. Vala e dytë ka mbërritur.