Lajme nga Bota

Masa e re që hyri në Francë nga sot: Shko në kinema a muze, nëse tregon këtë vërtetim

Masa e re që hyri në Francë nga sot: Shko në kinema a muze,

Sot në Francë, ka hyrë në fuqi masa me pasaportën e re shëndetësore që vërteton vaksinimin nga koronavirusi, testin negativ apo vërtetim që janë shëruar nga koronavirusi. Për një nga të tri vërtetimet qytetarët do të lejohen të hyjnë në shumicën e kinemave dhe muzeve.

Vendimi u mor nga qeveria franceze për shkak të shpërthimit me rastet e reja të të infektuarve, ndonëse ka ngjallur protesta dhe pakënaqësi tek qytetarët.

Kjo masë nisi së zbatuari pasi ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, raportoi për 18,000 raste të reja të infektimit në vetëm 24 orë. Kjo shifër është krahasuar me më pak se 7,000 raste në ditë javën e kaluar, ç’ka përbën rritje prej 150 për qind.

“Nuk kemi parë diçka të tillë më parë”, ka thënë ai para Asamblesë Kombëtare, duke thënë se varianti Delta është duke rritur numrin e rasteve dukshëm më shpejt sesa variantet tjera.

Një masë e tillë pritet të vendoset ditët në vijim, edhe për të pirë kafe në lokal, për të ngrënë në restorant apo për të hyrë në qendra tregtare.

Presidenti francez Emmanuel Macron e paralajmëroi duke bërë të ditur këtë muaj vendimin për pasaportën shëndetësore, si dhe vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, deri në muajin shtator.

Artikulli i France 24 përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.