Lajme nga Bota

Tronditet Amerika sërish, tjetër sulm me armë në një shkollë: 18-vjeçari i armatosur vrau 19 fëmijë

Tronditet Amerika sërish, tjetër sulm me armë në një

19 fëmijë të vegjël dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë fillore në Teksasin jugor.

Një 18-vjeçar i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore Robb në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit. Hetuesit thonë se i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë.

Tronditet Amerika sërish, tjetër sulm me armë në një

Adoleshenti dyshohet se ka qëlluar gjyshen e tij përpara se të kryente masakrën.

Mediat lokale raportojnë se ai mund të ketë qenë nxënës i shkollës së mesme në atë zonë. Po informacionet janë ende të paqarta.

Tronditet Amerika sërish, tjetër sulm me armë në një

Të shtënat filluan në orën 11:32 me orën lokale ditën e martë dhe hetuesit besojnë se sulmuesi 'veproi i vetëm gjatë këtij krimi të tmerrshëm'. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se sulmuesi, braktisi një automjet përpara se të hynte në shkollë për të hapur zjarr pa asnjë motiv, të paktën deri tani. Një nga të rriturit e vrarë ishte një mësuese, Eva Mireles. Ajo ka lënë pas një vajzë.

Robb Elementary ka nxënës nga klasa e dytë, e tretë dhe e katërt, të cilët variojnë nga mosha 7 deri në 10 vjeç.

Para se të hynte në ambientet e brendshme të shkollës, agresori vrau edhe policin tek dera e shkollës, që ishte i armatosur.

Kjo nuk është ngjarja e parë në një periudhë të shkurtër në Amerikë. Masakra e Buffalo-s shkaktoi gjithashtu disa viktima pak javë më parë. Biden u shpreh se është i shqetësuar për kontrollin e armëve dhe atë me të cilën shumë fëmijë të pafajshëm po përballen.


Momenti kur prindërit vijnë për të marrë fëmijët e tjerë të shkollës, të evakuuar.