Lajme nga Bota

Mashtrim? Sondazhi i Oksfordit në Britani zbulon çfarë mendojnë njerëzit për virusin

Mashtrim? Sondazhi i Oksfordit në Britani zbulon çfarë

Dyzet përqind e njerëzve në Angli besojnë se Kina e ka krijuar koronavirusin qëllimisht, si një armë biologjike për të për të shkatërruar perëndimin.

Psikologët e Oksfordit morën në pyetje 2500 qytetarë britanikë në gjithë vendin për ti pyetur në lidhje me virusin se çfarë mendojnë e besojnë. Nga të pyeturit, vetëm 55% nuk besonin se Kina prodhoi virusin për të dëmtuar e sulmuar SHBA-në dhe Europën.

Kina ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat se koronavirusi është krijuar në një laborator në qytetin Wuhan, aty ku shpërtheu pandemia. Po ashtu zyrtarët e OBSH-së i kanë hedhur poshtë këto pretendime disa herë, duke thënë se nuk ka prova që koronavirusi u krijua në një laborator. 

Sondazhi i Oksfordit zbuloi gjithashtu se më shumë se një e pesta e njerëzve besojnë se koronavirusi që ka marrë shumë jetë është një mashtrim.

21% e të anketuarve janë shprehur se virusi është i rremë. Ndërsa 62% e të pyeturve besojnë se virusi u krijua vetë nga njeriu.

Ky sondazh u bë pasi më shumë se 100 njerëz dolën në një protestë këtë javë duke thënë se koronavirusi nuk është i vërtetë, dhe duke akuzuar qeverinë për izolimin dhe situatë ekonomike.