Lajme nga Bota

Maska po na e privon lirinë?

Maska po na e privon lirinë?

Jemi ende nën pandeminë e koronavirusit dhe apeli i ekspertëve shëndetësorë dhe jo vetëm është që të gjithë të mbajnë maska në ambiente publike. Disa thonë se nuk munden ti mbajnë për arsye shëndetësore, të tjerë e shohin një mjet që nuk të mbron nga koronavirusi, por po përdoret për çështje biznesi, ndërsa ka dhe të tjerë që thonë se kjo masë e kërkuar ëshë një privim lirie.

Por ish komisioneri i FDA-së, Scott Gottlieb thtoë se nuk është aspak kështu, përkundrazi ai e sheh si të vetmen masë mbrotjëse pasi nuk bën të mundur transmetimin e virusit përmes spërklave dhe ajrit që del nga goja. Ai thotë gjithashtu se nuk është çështje politike.

⁠"Unë nuk mendoj se kjo është çështje politike. Vendosja e maskës në nivel universal është një nga masat më të thjeshta që mund të zbatojmë, që ndoshta mund të zvogëlojë shanset që të kemi një epidemi tjetër."

⁠Disa studime kanë treguar që maskat ndihmojnë në parandalimin e infeksionit dhe ngadalësojnë përhapjen e përgjithshme të virusit. Zyrtarët shëndetësorë kanë miratuar gjithnjë e më shumë rekomandime ose kërkesa për vendosjen e maskës në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen. ⁠

⁠Zyrtari amerikan thonë:

‘Ka shumë pak gjëra që mund të bëjmë për të parandaluar përhapjen më të gjerë dhe një epidemi tjetër që me gjasë do shpërthejë në vjeshtë. Dhe maska është një prej tyre’.

Maska po na e privon lirinë?