Lajme nga Bota

Mateo Salvini premton rikthimin e politikave të ashpra të emigracionit përpara zgjedhjeve të parakohshme në Itali 

Mateo Salvini premton rikthimin e politikave të ashpra të emigracionit

Ish-ministri i brendshëm kontrovers i Italisë, Matteo Salvini, është përpjekur të vendosë emigrimin në qendër të vemëndjes përpara zgjedhjeve të parakohshme të Italisë që do të zhvillohen muajin e ardhshëm.

Ai vizitoi ishullin më jugor të Italisë, Lampedusa, dhe pretendoi se vetëm 15% e emigrantëve të ardhur kualifikohen si refugjatë.

Ai shprehu gjithashtu shqetësimin se një qendër e pritjes së emigrantëve në Lampedusa po i afrohej kolapsit për shkak të mbipopullimit, duke e quajtur atë "të padenjë për një vend të qytetëruar".

Qendra ka një kapacitet prej rreth 350 personash, por aktualisht aty qëndrojnë 1500 persona.

"Lampedusa është porta për në Evropë, nuk mund të jetë kampi i refugjatëve të Evropës," u tha Salvini gazetarëve pas një vizite në ishull të enjten.

“Kush ka të drejtë të vijë në Itali, vjen me avion, jo me varkë duke rrezikuar jetën. Kush nuk ka të drejtë, nuk vjen”, shtoi kreu i partisë politike Lega Nord.

Salvini po premton një kthim në politikat e ashpra ndaj imigracionit nëse koalicioni i krahut të djathtë fiton zgjedhjet.

Gjatë mandatit të shkurtër por dramatik të Salvinit si ministër i brendshëm në 2018-19, mbërritjet e emigrantëve në Itali ranë ndjeshëm pasi ai ndoqi politika parandaluese, duke përfshirë vonesat e gjata të qeverisë në caktimin e porteve të sigurta për anijet e shpëtimit.