Lajme nga Bota

Mbajtën homazhe për Alexei Navalnyn, mbi 400 të arrestuar në Rusi

Mbajtën homazhe për Alexei Navalnyn, mbi 400 të arrestuar në

Mbi 400 persona janë arrestuar në Rusi teksa bënin homazhe për liderin opozitar, Aleksei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik, raportoi një grup për të drejtat e njeriut.

Vdekja e papritur e Navalnyt, 47 vjeç, ishte një goditje e fuqishme për shumë rusë, të cilët kishin varur shpresat për të ardhmen te rivali më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin. Navalny kishte qenë i zëshëm në kritikat e tij ndaj Kremlinit, edhe pasi i kishte shpëtuar një helmimi me agjent nervor dhe ishte dënuar me disa vjet burgim.


Lajmi për vdekjen e Navalnyt erdhi një muaj para se Rusia të mbajë zgjedhjet presidenciale, të cilat gjerësisht besohet se do t’i japin Putinit edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar. Pyetjet rreth shkakut të vdekjes janë ngritur, teksa mbetet e paqartë se kur autoritetet do t’ia dorëzojnë familjes trupin e tij.