Lajme nga Bota

Mbi 1 mijë të vdekur dhe gati 70 mijë të prekur në SHBA nga COVID-19

Mbi 1 mijë të vdekur dhe gati 70 mijë të prekur në SHBA

Sipas të dhënave të Johns Hopkins University 1 031 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa 68.572 janë të infektuar nga COVID-19 në SHBA.

Në orët e fundit është regjistruar një shtim i shpejtë rastesh në Neë York, ku janë gati sa gjysma e të gjithë të infektuarve, mbi 30 mijë. Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetit paralajmëroi pak ditë më parë se SHBA mund të jenë vatra e re e COVID-19 dhe e tillë po rezulton.