Lajme nga Bota

Mbretëresha duke mësuar Zoom-in për herë të parë që të flasë me vajzën

Mbretëresha duke mësuar Zoom-in për herë të parë

Gjatë pandemisë së koronavirusit, shumë familje në gjithë botën që nuk ishin pranë njëri tjetrit, kishin vetëm një mënyrë për të komunikuar: Përmes internetit. Aplikacioni Zoom u bë ndër më të famshmit pasi lejon më shumë se 20 persona që të flasin me kamer live. Dhe ndër këta njerëz që iu desh ta përdorë edhe nëse për herë të parë, është mbretëresha Elisabeth.

Mbretëresha 94 vjeçe u detyrua ta mësojë muajin e kaluar, dhe sipas mediave britanike ka qenë Princeshë Anne ajo që e ka mësuar se si ta përdorë.

Fansat u prekën nga videoja e publikuar në komunikimin mes të dyjave, për shkak edhe të situatës me virusin që mbylli të gjithë në shtëpitë e tyre. 

Në video shihet Princeshë Anna që kërkon nga mbretëresha të pranojë thirrjen. Ajo e mësoi shpejt se si ta përdorë, teksa shihet e qetë dhe e kuruar, me perla në qafë dhe një fustan me lule: ku shpreh lumturinë që mundi të bashkohet virtualisht dhe princeshën.