Lajme nga Bota

Mbretëresha Elizabet mbush mediat me deklaratën e saj për Vaksinën: Egoiste të mos e bësh

Mbretëresha Elizabet mbush mediat me deklaratën e saj për

Mbretëresha Elizabet në një video konferencë me eskpertët më të mirë të mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar i ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen sapo t’u krijohet mundësia. Monarkja 94-vjeçare së bashku me bashkëshortin e saj Filipin e Edinburgut 99 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës gjatë muajit Janar.

E pyetur në lidhje me këtë eskperiencë ajo u shpreh: “Ishte shumë e padëmshme, thuajse nuk e ndjeva fare. Kam marrë shumë letra nga njerëz të cilët janë të habitur nga fakti se sa e thjeshtë dhe pa dhimbje ishte marrja e vaksinës.”

Mbretëresha, e cila rrallëherë bën deklarata publike në lidhje me politikat shëndetësore ka thënë se të gjithë duhet të vaksinohen dhe të mendohen më parë edhe për shëndetin e të tjerëve dhe jo vetëm të vetes, kur pranojnë vaksinimin.

Apeli i Mbretëreshës Elizabet, vjen pas një raporti publik që tregonte se më shumë se 15% e popullsisë britanike refuzon të vaksinohet kryesisht për shkak të frikës nga efekte të mundshme anësore. Natyrisht ndërhyrja e monarkes lehtëson së tepërmi fushatën e vaksinimi në Britani, ku deri tani 18 milion qytetarë, kryesisht të moshuar janë vaksinuar.

Tiranapost.al