Mbretëresha Elizabeth luftoi me kancerin në muajt e fundit të jetës së saj
Mbretëresha Elizabeth luftoi me kancerin në muajt e fundit të jetës së saj, pohon një biografi e re.
Gyles Brandreth, një mik i Princit Philip , bëri pretendimet për Madhërinë e Saj, në një libër që pritet të publikohet, Elizabeth: An Intimate Portret.
Gyles Brandreth, një mik i Princit Philip , bëri pretendimet për Mbretëreshën në një libër që pritet të publikohet, Elizabeth: An Intimate Portret. Brandreth shkruan se ishte në të vërtetë një formë e rrallë e kancerit në palcën kokckore që i mori jetën Monarkes.
“Kisha dëgjuar se mbretëresha kishte një formë mielomë – kancer në palcën kockore– që do të shpjegonte lodhjen dhe humbjen e peshës së saj. Simptoma më e zakonshme e mielomës është dhimbja e kockave, veçanërisht në legen dhe në pjesën e poshtme të shpinës, dhe mieloma e shumëfishtë është një sëmundje që shpesh prek të moshuarit.”, ka thënë ai.