Lajme nga Bota

Video/ Mbreti Charles dhe Camilla sulmohen me vezë

Video/ Mbreti Charles dhe Camilla sulmohen me vezë

Mbreti Charles dhe Queen Consort Camilla janë sulmuar me vezë gjatë një shëtitje në Jork, Britani. Një burrë është arrestuar nga policia teksa bërtise ’ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve’ dhe hodhi tre vezë drejt monarkëve.

Njerëz të tjerë në turmë filluan të brohorisnin "Zot ruaj mbretin" dhe "turp për ty" ndaj sulmuesit.

Video/ Mbreti Charles dhe Camilla sulmohen me vezë

Charles dhe Camilla po vizitonin Yorkshire të mërkurën për të kryer një sërë angazhimesh. Ata ishin në Jork për të marrë pjesë në zbulimin e një statuje të Mbretëreshës Elizabeth II.