Lajme nga Bota

Mbreti Charles do të shtrohet në spital pas problemeve shëndetësore

Mbreti Charles do të shtrohet në spital pas problemeve

Mbreti Charles III pritet të shtrohet në spital javën e ardhshme për të trajtuar një komplikim në prostatë.

Pallati Buckingham ka thënë se gjendja e Mbretit është e mirë, por ai do t’i nënshtrohet një “procedure korrigjuese”.


Lajmi vjen pak pasi është njoftuar se Princesha e Uellsit është në spital, pasi i është nënshtruar një operimi abdominal.


“Është e zakonshme për mijëra burra çdo vit, Mbreti ka kërkuar trajtim për prostatë të zmadhuar”, është thënë në deklaratë.

Prostata beninje e zmadhuar – që është jokancerogjene – është e zakonshme për burrat mbi 50 vjet dhe zakonisht nuk është gjendje serioze shëndetësore, sipas autoriteteve shëndetësore britanike.

Rreth një në tre burra mbi moshën 50-vjeçare mund të kenë simptoma të prostatës së zmadhuar, e cila shkaktohet nga një gjëndër poshtë fshikëzës.


Kjo gjendje shëndetësore nuk nënkupton se pacienti ka rrezik të madh për të pasur kancer të prostatës.