Lajme nga Bota

Mbyllet sërish Austria, deri në 30 nëntor

Mbyllet sërish Austria, deri në 30 nëntor

Rritja e rasteve të reja nga Covid-19 ka çuar në një mbyllje të dytë të Austrisë nga e marta e 3 nëntorit deri në 30 nëntor do të mbyllen baret, hotelet dhe restorantet në mbrëmje.

Austriakët nuk do mund të dalin nga shtëpitë e tyre nga ora 20:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit.

Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në një moment të dytë.

Kurz u lut që të gjitha kompanitë, puna në të cilat mund të kryhet nga shtëpia, t`i lënë punonjësit në shtëpi, për shkak të gjendjes së rënduar.

Austria raportoi 5,349 raste të reja në 24 orët e fundit.

*Burimi vindobona