Lajme nga Bota

Me vaksinë, por sërish Covid i mori jetën Colin Powell në moshën 84 vjeç

Me vaksinë, por sërish Covid i mori jetën Colin Powell në

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, në SHBA, Colin Powell i kishte marrë të dyja dozat e vaksinës, por sërish Covid i mori jetën. Lajmin për humbjen e 84-vjeçarit e dha familja e tij në një status në Facebook ku sqaronte se Powell ishte vaksinuar. Është e paqartë ende se cilën vaksinë kishte marrë, por në Shtetet e Bashkuara aplikohen vetëm Moderna, Pfizer dhe Johnson&Johnson.

Me vaksinë, por sërish Covid i mori jetën Colin Powell në

Powell ishte një ushtar profesionist i shquar, karriera e të cilit e çoi atë nga detyra luftarake në Vietnam tek të qenit këshilltari i parë me ngjyrë, i sigurisë kombëtare, gjatë përfundimit të presidencës së Ronald Reagan dhe kryetari më i ri dhe i parë afrikano -amerikan i SHBA, nën Presidencën e George H.W. Bush.

Në mesin e viteve '90, u konsiderua një pretendent kryesor për t'u bërë Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara. Por reputacioni i tij do të njollosej përgjithmonë kur, si sekretar i parë i shtetit i George W. Bush, ai nxiti inteligjencën për Luftën në Irak. Më vonë, këtë moment do ta cilësonte edhe vetë si një “njollë” në karrierën dhe arritjet e tij.