Lajme nga Bota

Melania do ketë më shumë pushtet: Eksperti i gjuhës së trupit tregon ç'mund të ndodhë tani mes çiftit ish presidencial

Melania do ketë më shumë pushtet: Eksperti i gjuhës së

Vëmendja tashmë nuk do jetë tek vendimet e Donald Trump por tek Melania, për të cilën thuhet se do ketë më shumë pushtet pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Eksperti i gjuhës së trupit, Bruce Durham thotë se nuk i beson lajmet se ata do të divorcohen edhe pse mund të duket sikur po pret minutat për tu ndarë.

Bruce Durham thotë se sipas këndvështrimit të tij dhe studimit me gjuhën e trupit që i ka bërë Melanias, ata nuk do të ndahen, por diça po ndryshon në marrëdhënien e tyre, pas gati 16 vitesh martesë. Melania sipas tij nuk do të ketë më presionin e mediave, dhe do të ketë më shumë pushtet mbi Trump si bashkëshorte dhe mbi vendimet brenda familjes së tyre.

'Epo diçka po ndryshon dhe nuk do të ishte për t'u habitur që nëse nuk do ta linte bashkëshortin e saj, do të merrte një rol më të fuqishëm dhe ‘të frikshëm’ në marrëdhënie e tyre’.

Duke parë pamjet e vallëzimit të parë të çiftit së bashku në inaugurimin e Trump të vitit 2016, eksperti thotë se Melania ishte forca udhëzuese dhe mekanizmi mbështetës. Sidoqoftë, ai shton se edhe Trump ishte i vetëdijshëm se dukej i pakëndshëm duke ditur dhe prirjet e narciste dhe faktin që Melanias nuk i pëlqen të tregojë problemet e jetës personale ndërkohë që të gjithë e vëzhgojnë.

Melania do ketë më shumë pushtet: Eksperti i gjuhës së

 ‘Në atë vallëzim, ne pamë mungesë themelore të lidhjes emocionale që rrethon Donald. Po, ai është i shkëlqyer me numra, por këta njerëz vuajnë me lidhjen njerëzore. Melania për meritat e saj, po përpiqet ta drejtojë Donald-in që të ketë një kërcim të thjeshtë. Ajo është shumë më e qetë në këtë situatë. Ndërsa Donald është duke folur, është ajo që po e duron atë pasi ajo e di se të folurit është mënyra e tij. Por ndërsa Melania merr kryesimin në kërcim, nuk i pëlqen që po e vëzhgojnë.

Eksperti mendon se jeta e tyre e re larg Shtëpisë së Bardhë mund të sjellë ndryshime, për Melanian më mirë!

Melania do ketë më shumë pushtet: Eksperti i gjuhës së

*Tiranapost.al.