Lajme nga Bota

Melania mesazh në Instagram: E pata për nder Shtëpinë e Bardhë dhe bëra disa restaurime që do t’i trashëgohen brezave

Melania mesazh në Instagram: E pata për nder Shtëpinë e

“Gjatë 4 viteve të fundit, kam pasur nderin e jashtëzakonshëm ta quaj Shtëpinë e Bardhë shtëpinë time”. Kështu shkruan në një mesazh në Instagram Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.

Përmes postimit të saj Melania Trump shprehet se me ndihmën e stafit të Shtëpisë së Bardhë ka bërë disa restaurime në shtëpinë më të famshme në të gjithë botën, ndryshime të cilat sipas saj do t’i trashëgohen brezave.

“Me ndihmën e stafit të përkushtuar të Shtëpisë së Bardhë dhe mjeshtrave të talentuar kemi përfunduar shumë projekte restaurimi duke siguruar që historia dhe bukuria e kësaj shtëpie të mund të shijohet për brezat që do të vijnë”, shkruan Melania Trump.

Melania mesazh në Instagram: E pata për nder Shtëpinë e

Presidenti ende në detyrë Donald Trump, bashkëshortja Melani do të largohen nga Shtëpia e Bardhë më 20 Janar, ditën kur presidenti i zgjedhur Joe Biden do të inagurohet si presidenti i 46-të i SHBA. Ndërkohë Trump ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni.