Lajme nga Bota

Melania Trump kritikohet nga mediat amerikane: Zbulohet se çfarë po bënte gjatë kaosit në Capitol Hill

Melania Trump kritikohet nga mediat amerikane: Zbulohet se çfarë po

Ndërsa mijëra protestues pro- Trump dëgjuan fjalimin e tij dhe shkuan për të shkaktuar trazira në Capitol Hill, që la një bilanc me 5 viktima dhe dhjetëra të arrestuar, zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë edhe për pak ditë po bënte photo-shooting në Shtëpinë e Bardhë. Dritat e forta të dala nga aparati profesional fotografik u panë nga dritaret e Shtëpisë së Bardhë. CNN sjell në vëmendje faktin se Melania ka në plan të bëjë dhe një libër mbi dekorimet dhe restaurimet në Shtëpinë e Bardhë.

Melania Trump kritikohet nga mediat amerikane: Zbulohet se çfarë po

‘Ndërsa vetëm pak blloqe larg, po ndodhnin trazira në Capitol Hill dhe bashkëshorti i saj nuk po bënte thirrje për tërheqje'.

CNN vijon me shkrimin duke kujtuar se Melania në shumë çështje të nxehta ka dalë në dekalrata duke bërë thirrje për qetësi dhe për ndalje dhune, por këtë radhë ndryshe nga rasti me George Floyd ajo nuk bëri asgjë: 'Qëndroi e qetë dhe e painteresuar'.

Një person pranë Melanias ka thënë se ajo nuk ka dashur të përfshihet në situatën e krijuar: 'Me përjashtim të fotove profesionale brenda Shtëpisë së Bardhë'.

Melania Trump kritikohet nga mediat amerikane: Zbulohet se çfarë po

Melania Trump kritikohet nga mediat amerikane: Zbulohet se çfarë po

Deri të mërkurën në mbrëmje, dy nga të punësuarit e saj të parë, shefja e stafit Stephanie Grisham e cila gjithashtu shërbeu si këshilltarja më e afërt e Trump dhe zëdhënëse si dhe Anna Cristina "Rickie" Niceta, sekretarja sociale e Shtëpisë së Bardhë, patën dorëzuar dorëheqjet e tyre.

Është folur së tepërmi për ndikimin e Melanias ndaj burrit të saj. Por këtë radhë ishte Ivanka Trump e cila mbajti një takim urgjent në zyrën Ovale ditën e mërkurë mbi situatën dhe bëri thirrje për ndalje të dhunës.

Sipas CNN, Melania Trump flet gjatë gjithë kohës në telefon me presidentin, dhe është e para që ndan me bashkëshortin mendimet për çështje të brendshme dhe ndërkombëtare. Megjithëse pjesa më e madhe e deklaratave të saj publike në muajt e fundit kanë qenë të lidhura me dekorimet e festave, dhe thirrjet për votime të ndershme.

*CNN/ Tiranapost.al.