Lajme nga Bota

Melania Trump rrëfen eksperiencën e saj me Covid-19: Pse më erdhi keq e pse mirë?

Melania Trump rrëfen eksperiencën e saj me Covid-19: Pse më erdhi

Melania Trump ka folur për herë të parë për simptomat e saj dhe përjetimin e koronavirusit.

“Natyrisht, sapo dolëm pozitivë, mendja më shkoi direkt tek djali. Ai s`kishte asnjë simptomë, por frika ime u bë e vërtetë kur ai u testua dhe doli pozitiv. Në fakt më erdhi mirë që të tre e kaluam në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë u kujdesëm njëherësh për njëri-tjetrin. Kaluam edhe më shumë kohë se zakonisht së bashku”, tha Melania.

Zonja e Parë nuk u shtrua në spital për trajtim, si presidenti Trump. Ajo pati simptoma më të lehta.

Mori vitamina dhe hëngri shëndetshëm.

Melania njoftoi njëherësh faktin se edhe ajo ka rezultuar negative, ashtu si i shoqi, në tamponin e fundit. Së shpejti do t`i rikthehet detyrave.

*Burimi Daily Mail