Lajme nga Bota

Melania Trump thyen traditën dhe nuk shëtit Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë

Melania Trump thyen traditën dhe nuk shëtit Jill Biden në

Melania Trump nuk e priti Jill Biden për një turne në Shtëpinë e Bardhë, duke u bërë e para Zonjë e Parë që shmang traditën shumëvjeçare.

Sipas CNN, Melania Trump nuk e ka ftuar Dr. Biden për një shëtitje në pjesën e banesave private në katet e dyta dhe të treta.

Edhe ditë më parë CNN raportoi se Melania nuk ia dha ndihmën e nevojshme dhe këshillat e sugjerimet e saj pasardhëses Biden.

Dhe jo, nuk ka asnjë shans që ta bëjë në vazhdim këtë gjë, pasi Donald Trump dhe zonja e tij janë larguar pak minuta më para nga Shtëpia e Bardhë. Ata nuk do të jenë as pjesë e inaugurimit të Biden.

*Artikulli i In Style Magazine u përshtat në shqip nga Tiranapost.al