Lajme nga Bota

Melburni i jep fund izolimit prej 262 ditësh

Melburni i jep fund izolimit prej 262 ditësh

Melburni i jep fund izolimit më të gjatë prej Covid. Që nga fillimi i gushtit, banorët në qytetin e dytë më të madh të Australisë kanë qenë në izolim.

Zyrtarët kishin premtuar se do t`i hiqnin masat kufizuese pasi vaksinimet me dozë të dyfishtë për njerëzit mbi 16 vjeç tejkaluan 70%.

Kryeministri Scott Morrison konfirmoi se vendi e kishte arritur atë objektiv. Kështu që gati për liri!

Çfarë ndryshoi?

Nga kjo e enjte, baret dhe kafenetë mund të kenë deri në 20 klientë, plotësisht të vaksinuar, në ambientet e brendshme dhe deri në 50 klientë në ambientet e jashtme. Ndërsa parukierët mund të lejojnë hyrjen për pesë klientë njëherësh. Maskat do të jenë ende të detyrueshme si brenda ashtu edhe jashtë.

Prej 262 ditësh, ose gati nëntë muaj qyteti ka qenë thuajse i mbyllur.