Lajme nga Bota

Meloni i priti liderët e botës me selfie

Meloni i priti liderët e botës me selfie

Video e kryeministres italiane duke bërë selfie teksa priste liderët e botës ka marrë vëmendjen e rrjetit.

Ngriti telefonin lart, ashtu siç bëjmë të gjithë në mbledhjet dhe takimet me grupe dhe shkrepi selfien.


Ai që u vonua në takim ishte presidentin amerikan Joe Biden, të cilin sapo Meloni e takoi, me humor i tha: Nuk lihet një zonjë në pritje.

Në videot që po qarkullojnë në rrjet në një tjetër moment, Meloni shfaqet duke tërhequr pranë grupit Joe Biden, i cili dukej se e kishte humbur orientimin.

Për shkak të faktit që Samiti i G-7 u prit në Itali, por edhe për natyrën e saj sportive, Meloni ishte padyshim protagonistja.