Mëngjesi i së shtunës nis me shpërthime në katër qytete të Ukrainës
E Shtunë 12 Mars 2022, 08:43
TiranaPost
Sipas autoriteteve ukrainase në orët e para të mëngjesit të sotëm u dëgjuan shpërthime në Kiev, Nikolaev, Dnipro dhe Kropyvnytskyi.
Sipas një grupi Telegram të drejtuar nga autoritetet lokale, sistemi i mbrojtjes ajrore të Dnipro u aktivizua me sukses duke njoftuar civilët për rrezikun. Ende nuk është e qartë se sa shpërthime goditën Dnipron, por autoritetet thanë se po prisnin përgjigje zyrtare nga ushtria.
Ndërkohë në Kiev një depo magazinimi e ushqimeve të ngrira shpërtheu në flakë për shkak të granatimeve që ndodhën rreth orës 3:40 të mëngjesit.
Deri më tani nuk raportohet për viktima.