Lajme nga Bota

Mënyra të sigurta për të rritur imunitetin sipas Faucit

Mënyra të sigurta për të rritur imunitetin sipas Faucit

Gjatë gjithë perudhës së pandemisë COVID-19 dhe sidomos tani që vaksina po shpërndahet, fjala "imunitet" është ndër më të përdorurat. Ndërsa vetë marrja e vaksinës ofron imunitet ndaj virusit vdekjeprurës, ka gjëra të tjera që mund të bëni për të rritur imunitetin tuaj. Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive ofroi disa këshilla të thjeshta se si të rrisni imunitetin.

1 Duhet të shijoni ushqim të mirë

Mbajtja e një diete të shëndetshme dhe me vlera ushqyese është një mënyrë për të përmirësuar imunitetin, sipas Faucit.

2 Duhet të zvogëloni stresin

Ulja e stresit, ose "mungesa e stresit ose lehtësimi i stresit", është thelbësore për ruajtjen e imunitetit, thotë Dr. Fauci. Shkenca e mbështet atë, pasi studime të shumta kanë zbuluar se përjetimi i stresit mund të dobësojë sistemin imunitar dhe të ketë pasoja të shëndetit fizik.

3 Flini mjaftueshëm

Gjumi i mjaftueshëm është gjithashtu i rëndësishëm, sipas Dr. Faucit. Studime të shumta shkencore kanë zbuluar që kjo është e vërtetë.

4 Merrni vitaminë D nëse keni mangësi

Dr. Fauci sugjeron gjithashtu që të merrni vitaminë D, por vetëm nëse keni mungesë.

Artikulli i marrë nga eatthis, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.