Lajme nga Bota

Mënyra të thjeshta për të zbardhur atletet e bardha me produkte shtëpie

Mënyra të thjeshta për të zbardhur atletet e bardha me

Atletet e bardha janë pjesë e atleteve bazë që pëlqejnë pothuajse të gjithë. Fatkeqësisht, meqenëse ato njollosen kaq lehtë, edhe nëse kujdeseni shumë për ta, shumica prej nesh përfundon duke i lënë pas në dollap.

Por ka disa teknika të lehta dhe efektive për t'i zbardhur ato duke i bërë të dukenn përsëri të ndritshme e të bardha, ashtu siç dukeshin ditën kur i keni blerë.

Më poshtë do të gjeni disa prej këtyre metodave:

1. Sode buke dhe uthull e bardhë

Për t’i bërë atletet tuaja të preferuara të duken përsëri të bardha e me shkëlqim, nuk keni nevojë të blini produkte të shtrenjta, duke përdorur sodë buke, uthull të bardhë dhe ujë të nxehtë, ju mund të shpëtoni nga shumica e njollave të errëta që shfaqen në atletet tuaja.

2. Kripë e trashë dhe qumësht

Kur atletet e bardha marrin atë ngjyrën e verdhë, është koha t'i pastrojmë plotësisht për të parë nëse mund të rikthejmë ngjyrën e tyre fillestare. Ju do të duhet të përzieni vetëm gjysmë filxhani kripë të trashë me 1 litër qumësht në një tas të madh.

Duhet të zhysni atletet në këtë përzierje zbardhuese për të paktën 3 orë në mënyrë që të ketë efektin që ju po kërkoni.

3. Pastë dhëmbësh

Disa lloje atletesh apo këpucësh, për shkak të copës së tyre delikate, kërkojnë metoda më pak agresive pastrimi. Një truk i mirë për të rikthyer ngjyrën e bardhë origjinale në këtë lloj atleteje është të përdorni pastë dhëmbësh zbardhuese. Duke përdorur një furçë dhëmbësh të vjetër, fërkoni sipërfaqen e njollosur të atleteve derisa ato të zbardhen përsëri.

4. Kripë e trashë dhe ujë me sapun

Nëse nuk keni kohë të zbardhni atletet tuaja për orë të tëra dhe ato kanë mbetur në raft për një kohë të gjatë, mos u shqetësoni: Me çdo sapun që keni në shtëpi dhe pak kripë të trashë, mund të hiqni qafe ato njolla të errëta të bezdisshme.

5. Amoniaku

Nëse keni provuar metoda të ndryshme për t’i bërë atletet tuaja përsëri të bardha, por njollat ??janë shumë të mëdha ose pothuajse të pamundura për t’u pastruar, mund të jetë koha të përdorni një metodë më efektive: amoniakun.

Kjo procedurë mund të jetë një nga ato më efektive kur bëhet fjalë për zbardhjen e atleteve. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme të merren masa paraprake shtesë kur përdorni përbërës kimikë si amoniaku. Gjithmonë mbani doreza dhe shmangni kontaktin me sytë tuaj.

6. Sode buke dhe detergjent rrobash

Në mënyrë që të pastroni tërësisht këpucët dhe atletet e bardha, së pari duhet të hiqni lidhëzat dhe më pas t'i zhytni në ujë përpara se të vendosni përzierjen që do të përdorni për të zbardhur pëlhurën.

Filloni duke derdhur ujë të mjaftueshëm për të lagur atletet dhe lidhëset derisa të mbulohen plotësisht me ujë të vakët. Kjo pjesë e fundit është veçanërisht e rëndësishme. Uji i ngrohtë mund t'i bëjë njollat ??edhe më të vështira për t'u hequr.

Kur atletet të jetë e lagur, përzieni një pjesë të sodës së bukës dhe një pjesë të detergjentit në një tas dhe hidheni mbi to duke i lënë të qëndrojnë për disa orë.

*Artikulli i marrë nga Bright Side. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.