Lajme nga Bota

Mercenarët e Wagnerit duhet të betohen për besnikëri ndaj Rusisë

Mercenarët e Wagnerit duhet të betohen për besnikëri ndaj

Presidenti Vladimir Putin u ka bërë thirrje të gjithë mercenarëve të Wagner dhe ushtarakëve të tjerë privatë rusë që të betohen për besnikëri ndaj shtetit rus.

Dekreti, i cili zbatohet për këdo që merr pjesë në aktivitete ushtarake në Ukrainë, u nënshkrua dy ditë pasi udhëheqësit e Wagner u vranë në një aksident ajror.

Mercenarët e Wagnerit duhet të betohen për besnikëri ndaj

Analistët thonë se ky dekret i fundit i Putin është pjesë e përpjekjeve për të rikthyer autoritetin e tij pas rebelimit të Wagnerit në qershor.

“Putin dëshiron të ketë kontroll më të rreptë mbi Wagnerin për t'u siguruar që ai nuk do të përballet me një krizë tjetër në të ardhmen,” tha për BBC Natia Seskuria nga Royal United Services Institute.

I përshkruar si “një hap për të ndërtuar themelet shpirtërore dhe morale të mbrojtjes së Rusisë”, betimi përfshin një premtim për të ndjekur rreptësisht urdhrat e komandantëve.

Mercenarët e Wagnerit duhet të betohen për besnikëri ndaj

“Është një mesazh i fshehur për inteligjencën ushtarake për të gjetur dhe ndjekur penalisht luftëtarët e Wagner-it”, tha për BBC Petro Burkovskyi, i cili drejton Fondacionin e Iniciativave Demokratike, një institut kërkimor me bazë në Ukrainë.

Ai shihet edhe si një mesazh i qartë për luftëtarët, pasi sugjeron: “Ose bëni betimin, ose çarmatosuni dhe shkoni në burg”.