Lajme nga Bota

Merkel e shqetësuar për Covid në Gjermani: Mund të kalojë 19,000 raste në ditë

Merkel e shqetësuar për Covid në Gjermani: Mund të

Numri i të infektuarve me COVID-19 është gjithnjë e në rritje në të gjithë Evropën, po ashtu edhe në Gjermani, duke shkaktuar frikë për një valë e dytë.

Sipas “Deutsche Welle”, kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar zyrtarë të lartë të partisë, se numri i rasteve mund të kalojë 19,000 në ditë.

E shqetësuar për rritjen e ndjeshme të rasteve të infektuar me Covid në Gjermani ajo është shprehur se rritja e numrit të infeksioneve është kthyer në shqetësim dhe se nuk duhet të lejohet përhapja në mënyrë eksponenciale në vende të caktuara.

Merkel ka paralajmëruar zyrtarët e lartë gjatë një mbledhje online se nëse trendi i rritjes do të vazhdojë shifrat do të arrijnë në 19,200 raste në ditë.

Ndërkohë numri i të infektuarve është rritur në gjithë Europën dhe Franca e Spanja raportojnë rritjen me mbi 10,000 në ditë.

Në Gjermani, të dhënat nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive treguan se numri i rasteve të konfirmuara të Covid në Gjermani është gjithashtu në rritje.

Kancelarja Merkel thekson se është e nevojshme të përcaktohen përparësitë dhe se ekonomia duhet të vazhdojë të funksionojë, shkollat dhe kopshtet duhet të qëndrojnë të hapura, ndërkohë që futbolli është diçka dytësore.