Lajme nga Bota

Merkel optimiste për vaksinën: Mund të mbërrijë para Krishtlindjeve. Por fishekzjarre për festa nuk do ketë

Merkel optimiste për vaksinën: Mund të mbërrijë para

Me nota optimizmi sot ka folur kancelarja gjermane Angela Merkel. Nga Bundestagu, ajo tha se vaksina e koronavirusit mund të mbërrijë para Krishtlindjeve, ku punonjësit e sistemit shëndetësor do të jenë të parët që do ta bëjnë.

Qeveria gjermane ka vendosur masa të rrepta kundër koronavirusit. Ekspertët kanë kërkuar që masat të zgjasin deri në datën 20 dhjetor, kohë kur bizneset kanë boom-in më të madh të shitjeve për shkak të festave.

Kancelarja Merkel pavarësisht shpresave për vaksinën këmbënguli që qeveria nuk mund të premtojë ndonjë zbutje të kufizimeve për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

"Vetëm një ditë më pare, u raportua një numër rekord e të trishtë të njerëzve që vdiqën nga ose me COVID-19. Kjo është arsye për tu shqetësuar," tha ajo.

Merkel ka thënë që kufizimet e koronavirusit do të shtyhen deri në fillim të janarit të paktën për mbledhjet private, si dhe do mbahen mbyllur zonat kulturore ku grumbullohen njerëz, restorantet dhe pubet.

Gjermania ka ndaluar përdorimin e fishekzjarreve për festat e Vitit të Ri si dhe ka ndaluar grumbullimin me nga pesë persona për dy familje bashkë.

Sot autoritetet gjermane kanë kërkuar një marrëveshje me vendet e BE-së që të ndalohen të gjitha aktivitetet dhe të mbyllen vendpushimet e skive për të frenuar përhapjen e virusit dhe të merret një vendim ndoshta për hapje me datë 10 Janar.

*Përkthyer nga Tiranapost.al.