Lajme nga Bota

Merkel paralajmëron fazën më të vështirë të Covid në Gjermani

Merkel paralajmëron fazën më të vështirë të

Javët e ardhshme do jenë faza më e vështirë e pandemisë! Këtë thotë në një konferencë kancelarja gjermane Angela Merkel, për shkak të numrit të lartë të viktimave në 24 orët e fundit në Gjermani, 456 pacientë që humbën betejën. Mbi 40 mijë të vdekur është bilanci deri më tani, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 1.9 milionë.

Gjermania ka filluar vaksinimet anti-Covid dhe Merkel ka thënë se do e bëjë kur ti vijë momenti i saj, megjithatë situata paraqitet problematike.

Gjermania ishte nga ato shtetet që u vlerësuan për përgjigjen e pandemisë, por vala e dytë duket se shtoi kritikat, dhe protesta nga njerëz që nuk ranë dakord me masat e izolimit.

Qeveria gjermani vendosi me datë 5 janar që të zgjasë izolimin në vend, deri në fund të këtij muaji, me 31 janar.

Kjo do të thotë se shkollat dhe kopshtet qëndrojnë mbyllur, po ashtu edhe disa dyqane me produkte jo ushqimore, mes tyre tyre biznese si lokale, restorante dhe zona kulturore.

Merkel u zotua se do të rrisë numrin  e  vaksinave në Gjermani, pas kritikave për nëj proces fillimi të vaksinimit të ngadaltë.

‘Vaksina do të sigurohet për këdo që e dëshiron atë’.

*Tiranapost.al.