Lajme nga Bota

Merr flakë një nga fabrikat më të mëdha të prodhimit të Nutella-s

Merr flakë një nga fabrikat më të mëdha të

Një zjarr i madh, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz ka rënë dje në një fabrikë të Nutella-s. Ajo ndodhet në Francë dhe është një nga më të mëdhatë e Ferreros. Për shkak të këtij incidenti ka ndaluar puna për prodhmin e Nutella-s dhe Kinder Bueno-s.

Është dashur një orë që zjarrfikësit të shuajnë totalisht zjarrin. U evakuan më shumë se 100 punonjës që gjendeshin në turn në atë moment.

Mendohet se zjarri është shkaktuar pasi një nga furrat pjekës ka marrë flakë. Pak javë më parë Ferrore njoftoi se kishte bërë një investim gjigant për të modernizuar proceset e kësaj fabrike. Siç duket diçka ka shkuar keq.

*Burimi sortiraparis