Mes qirinjve, Biden dhe Harris mbajnë një minutë heshtje për ata që nga Covid-i dhanë frymën e fundit në Amerikë

Joe Biden me bashkëshorten dhe Kamala Harris me bashkëshortin mbajtën një minutë heshtje rrethuar nga qirinjtë, në shkallët e Shtëpisë së Bardhë. Amerika ka humbur më shumë se 500 mijë njerëz nga Covid-19 dhe kjo ceremoni u mbajt në nderin e jetëve të humbura.
Biden dhe Harris u kërkuan edhe njerëzve të thjeshtë t`u bashkoheshin nga shtëpitë e tyre.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara bëri thirrje për uljen e flamujve në gjysmështizë në çdo institucion, për pesë ditët e ardhshme, pasi numri i viktimave po shtohet ndjeshëm.
“Dëgjojmë shpesh termin ‘amerikanë të zakonshëm’, s`ka asgjë të zakonshme. Njerëzit që ne humbëm janë të jashtëzakonshëm, ata përfshinin breza të tërë, të lindur në Amerikë apo të ardhur në Amerikë përmes emigrimit. Ata e dhanë frymën e fundit në Amerikë”, tha Biden.
Situata në Amerikë po shkon gjithsesi drejt normalizimit, kjo dalë vaksinës. Rreth 12% e popullsisë është vaksinuar me të paktën një dozë dhe rreth 5% i kanë marrë të dyja dozat.
*Artikulli i New York Times u përshtat në shqip nga Tiranapost.al