Lajme nga Bota

Mes shumë gjuhësh, treni anglez falënderon edhe në shqip

Mes shumë gjuhësh, treni anglez falënderon edhe në shqip

Një tren në Saint Austell, në Britaninë e Madhe është mbuluar me falenderime për mjekët, infermierët dhe gjithë ata që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19. 

Mes gjithë gjithëve shkruhet edhe “faleminderit” në shqip.

Falënderimet janë pjesë e një prej fushatave të koalicionit të përbashkët UNISON, që përfshin Sistemin Kombëtar Shëndetësor (NHS) të Britanisë, komunitetet fetare, shoqatat e gazetarëve, dhe disa profesionesh të tjera.

Në Britaninë e Madhe është përqendruar një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë, që sigurisht kanë dashur të falënderojnë në gjuhën e tyre stafet mjekësore.