Lajme nga Bota

Mesazhi i fortë i mjekut për ata që nuk mbajnë maskën: E di që ju dhemb dhe nuk merrni dot frymë lirisht!

Mesazhi i fortë i mjekut për ata që nuk mbajnë maskën:

Will Felix është një mjek nga Orlando i cili shfaqet në një video-mesazh për të gjithë: për vendosjen e maskës. I vetëdijshëm se në këtë periudhë të nxehtë maska është shumë bezdisëse, por akoma më keq për stafin mjekësor që lë shenja në fytyrë, ai thotë se bëhet fjalë për shëndetin dhe jo vetëm për veten, por për njerëzit më të afërt, fqinjët dhe komunitetin.

‘E urrej të mbaj maskë, të lëndon, e ke të vështirë të marsh frymë. Pa përmendur shenjat që të shkakton në fytyrë. Unë e vendos maskën sepse e kam për detyrë. E vendos maskën sepse jam i kujdeshëm, sepse nuk dua që familja ime të sëmurët, por as fqinjët. Kam të drejtë të jem i dhembshur dhe i përgjegjshëm. Unë e vë maskën për ty dhe për mikun tim që sapo u diagnostikua me kancer në tru. Vendose maskën'!

Shifrat në rritje të të infektuarve vijnë si pasojë e mos-ndërgjegjësimit të qytetarëve anembanë botës, të cilët pas heqjes së masave kufizuese mendojnë se virusi nuk është më i rrezikshëm. Por apeli nga Amerika , Europa e në Shqipëri Tani më shumë se më parë është: Vendose maskën! Ruaj distancën dhe kujdesu për higjienën!