Lajme nga Bota

Mesha e Krishtlindjes këtë vit do të jetë ndryshe

Mesha e Krishtlindjes këtë vit do të jetë ndryshe

Krishtlindja në koha pandemia duket se do të festohet vetëm në shtëpi, ndërsa meshën është më mirë ta ndjekësh në televizion ose “online”. Ky është propozimi që pritet të bëhet publik nesër nga Komisioni Europian, në mënyrë që të shmangen grumbullimet e mëdha.

Sipas dokumentit, Brukseli kërkon që të vijohet me distancimin fizik dhe masat mbrojtëse, ndërsa këshillon që të vijojë të mbeten në fuqi shtetrrethimit edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Sugjerimi i tij është për festa të kujdesshme e të qeta në mënyrë që të shmanget një valë tjetër infektimesh.

Komisioni Europian rekomandon të mos mbyllen kufijtë e të mos vendosen periudha karantine ose të reduktohen në maksimalisht 7 ditë, si dhe rekomandon që të shtyhet me një javë rikthimi në shkollë pas festave.