Lajme nga Bota

Meta gjobitet me 265 milionë euro nga mbikëqyrësi irlandez i të dhënave

Meta gjobitet me 265 milionë euro nga mbikëqyrësi irlandez i

Kompania Meta, është gjobitur me 265 milionë euro nga rregullatorët irlandezë.

Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave hapi një hetim për kompaninë e rrjeteve sociale në prill 2021, pasi të dhënat e 533 milionë njerëzve në 106 vende u publikuan në një forum hakërimi.

Ata thanë se Meta kishte shkelur Rregulloren e Përgjithshme të Evropës për Mbrojtjen e të Dhënave.

Meta thotë se po e shqyrton me kujdes këtë vendim.

“Mbrojtja e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave të njerëzve është thelbësore për mënyrën se si funksionon biznesi ynë”, tha një zyrtar.