Lajme nga Bota

Metoda në Dubai si tu mbushet mendja njerëzve që të bëjnë vaksinën: Doza e parë me 10 % ulje në restorant

Metoda në Dubai si tu mbushet mendja njerëzve që të

Në restorantet dhe lokalet e Dubait kanë filluar ofertat dhe uljet e çmimeve për klientët të cilët mund të jenë skeptikë për të bërë vaksinën. Në Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se tashmë janë vaksinuar rreth 2.5 milionë banorë nga 10 milionë në total, niveli i dytë më i lartë në botë i vaksinimit pas Izraelit.

Rrjeti i restoranteve të drejtuara nga Gates Hospitality ka shpërndarë në mediat sociale mesazhet si përhapni dashuri, vaksinohuni, duke ofruar një zbritje nga fatura e shpenzuar prej 10 % për ata që kanë bërë dozën e parë të vaksinës dhe 20% ata që kanë bërë dhe dozën e dytë.

Metoda në Dubai si tu mbushet mendja njerëzve që të

Mes restoranteve, përmenden: Alpin Publique, Reform Social, Grill dhe Ultra Brasserie. Ndërsa të njëjtin plan do të ndjekë edhe Bistro des Arts. Oferta për ulje të çmimeve me 10 dhe 20 % u lancua që ditën e diel.

Ata që shkojnë për të përfituar duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit dhe dozat që ka kryer, të ngjashme me një vërtetim mjekësor. Në rrjetet sociale njerëzit filluan të komentojnë duke përmendur truket për efekt marketingu ose një fushatë normale në kohë pandemie.

Metoda në Dubai si tu mbushet mendja njerëzve që të

Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, Dubai vazhdon të jetë i hapur për turizëm. Restorantet dhe shërbimet e tjera për klientët vijojnë, megjithëse me rregulla distancimi dhe mbajtje të maskës.

Gjatë fundjavës udhëzimet u shtrënguan, me numrin e njerëzve të lejuar në tubime nga 200 në 10, dhe restorantet dhe kafenetë u urdhëruan të rrisin distancën midis tavolinave nga dy metra në tre.

*Tiranapost.al.