Lajme nga Bota

Mijëra kuti me akullore të kontaminuara janë me virusin Covid-19

Mijëra kuti me akullore të kontaminuara janë me virusin Covid-19

Mostra akulloresh kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 në Kinës, duke bërë që autoritetet të kapin mijëra produkte potencialisht të kontaminuara.

Rastet janë zbuluar në Tianjin, në pjesën verilindore të Kinës dhe autoritetet shëndetësore kanë nisur gjurmimin e personave që mund të jenë në rrezik infektimi.

Mediat kineze raportojnë se rreth 4836 kuti me akullore kanë rezultuar të kontaminuara me koronavirus, nga të cilat 2089 janë mbyllur në një magazinë. 1812 kuti të tjera u dërguan në provinca të ndryshme të vendit, nga të cilat 935 u hodhën në treg dhe vetëm 65 u shitën.

Blerësit e këtyre kutive me akullore u kontantuan nga autoritetet shëndetësore kineze dhe ju është kërkuar që të deklarojnë të gjitha lëvizjet e tyre me qëllim që të gjurmohen infeksionet e mundshme.

Ndërkohë 1162 punonjës të kompanisë së akulloreve janë izoluar dhe i janë nënshtruar testimit anti-covid. Stephen Griffin, virolog në Universitetin e Leeds, tha se ka të ngjarë që akullorja të jetë kontaminuar me Covid-19 nga kontakti me një person të vetëm.

Artikulli i marrë nga Texas News Today, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.