Lajme nga Bota

Mijëra njerëz braktisin Santorinin, ndërkohë që vijojnë lëkundjet e shumta sizmike

Mijëra njerëz braktisin Santorinin, ndërkohë që

Lëkundjet e shumta sizmike vijonë në Santorini, teksa numri i të larguarve nga ishulli ka arritur në mijëra.

Rezulton se deri më tani 11,000 njerëz janë larguar nga ishulli i Santorinit. Konkretisht 7000 qytetarë dhe 1200 automjete private u nisën me tragete, ndërsa më shumë se 4000 zgjodhën të largoheshin me avion.

Sizmologu Gerasimos Papadopoulos argumentoi se është arritur një udhëkryq kritik, duke thënë se "jemi në një sekuencë të paratërmeteve".

“Gradualisht, magnitudat nga e shtuna pasdite deri më sot, nga 3.6 të shkallës Rihter arritën në 5 të shkallës Rihter. Është vërtetuar plotësisht se jemi në një sekuencë parasizmike. Ne kemi parë një tendencë në rritje të magnitudës dhe numrit të tërmeteve, ndërsa sekuenca sizmike vazhdon saktësisht me të njëjtat karakteristika”,tha Papadopoulos.