Lajme nga Bota

Mike Pence firmos marrëveshje miliona-dollarëshe për të shkruar libër me kujtimet nga Shtëpia e Bardhë e Donald Trump

Mike Pence firmos marrëveshje miliona-dollarëshe për të

Ish-zv. Presidenti amerikan përgjatë administratës Trump, Mike Pence ka firmosur një kontratë që vlen miliona dollarë për të shkruar një libër me dy vëllime ku do të përfshihen kujtimet e tij përgjatë presidencës së Donald Trump, ku Pence ishte një nga të vetmit e rrethit të tij të ngushtë që mbijetoi që prej fillimit të fushatës dhe deri në fundin e paprecedent të një presidence që sfidoi status-quo-në.

Libri autobiografik pritet të botohet në vitin 2023 dhe sipas CNN besohet se Pence është paguar paraprakisht më shumë se 3 milion dollarë për të shkruar këtë liër nga shtëpia botuese Simon & Schuster.

Kujtimet e Pence ngjallin interes të veçantë për publikun për shkak se përpara eventeve të 6 Janarit, ku mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin, ai i doli kundër këshillave të presidentit dhe e certifikoi rezultatin e zgjedhjeve. Për pasojë, është shumë interesante të zbulohet këndvështrimi i Pence në lidhje më këto ngjarje, por edhe të dalin në dritë ngjarje apo situata ende të panjohura për publikun që kanë ndodhur në Shtëpinë e Bardhë të drejtuar nga Donald Trump.

Tiranapost.al