Lajme nga Bota

Milano, qyteti më i mirë italian për të jetuar

Milano, qyteti më i mirë italian për të jetuar

Milano është në majën e renditjes së vitit 2024 të provincave italiane ku cilësia e jetës arrin nivelet më të larta. Bolzano, tashmë është në pozicionin e dytë.

Renditja lidhet me 9 dimensione të analizës, të lidhura me aspekte të ndryshme që përbëjnë një gjendje ideale të mirëqenies si: biznesi dhe puna, mjedisi, krimet dhe siguria, sigurimet shoqërore, arsimi dhe trajnimi, popullsia, sistemi shëndetësor, turizmi, të ardhurat dhe pasuria.

Pse është Milano në krye? Sepse përmbush 8 nga 9 pikat.

I vetmi problem është ai që ka të bëjë me krimin dhe sigurinë: një fenomen i cili, sipas rezultateve të analizës, është megjithatë një emërues i përbashkët në çdo qytet.

“Këtë vit konfirmohet rritja e metropoleve: provincat dhe qytetet metropolitane, veçanërisht në Qendër-Veri, vazhdojnë të tregojnë një kapacitet më të madh për t'u rikuperuar nga goditjet në krahasim me zonat e tjera të vendit”, shkruhet në rezultatet e studimit.