Lajme nga Bota

Çmimet janë ulur si asnjëherë, por hotelet e Parisit po vuajnë për klientë

Çmimet janë ulur si asnjëherë, por hotelet e Parisit po

Çdo verë Parisi i Francës është një nga kryeqytetet me më shumë turistë. Sipas shifrave zyrtare nëntë milionë turistë shkelin çdo vit. Por këtë vit është ndyshe. Me vendosjen e mbylljes së kufijve nga pandemia e koronavirusit, turistët amerikanë dhe kinezë të cilët zënë dhe numrin më të madh nuk lejohen të udhëtojnë drejt Prisit romantik. Dhe kjo përkthehet në ulje të të ardhurash kryesisht për sektorët e hoteleri-turizmit.

Menaxherët e hoteleve po mundohen në çfarëdo forme që të tërheqin turistët nga vendet që lejohen të shkelin në Europë. Të gjendur përballë një krize të tille ekonomike disa hotele dhe restorante kanë ulur ndjeshëm çmimet, me të cilat identifikohej edhe prestigji i tyre.

Çmimi mesatar për një dhomë në një hotel francez të Parisit është ulur ndjeshëm. Në Janar një natë kushtonte 154 euro ndërsa tanimë çmimi është ulur në 139 euro.

Monia Djema, menaxher i shërbimit ndaj klientit në Hôtel du Mont Blanc, thotë se çmimet janë ulur me 30%. Por për fat të keq, ai thotë se edhe gjatë fundjavave, jo më shumë se 10 nga 42 dhomat e hotelit janë të zëna, kryesisht nga vizitorë europianë.

A do mund ta rimarrin veten shpejt bizneset? Po nëse shpethen një valë e dytë virusi në vjeshtë dhe mbyllen sërish? / Wall Street Journal/