Lajme nga Bota

Çmimi i arit arrin rekord!

Çmimi i arit arrin rekord!

Mëngjesin e së hënës (27.07) çmimi për një ons ari (31,1 gram) arriti deri në 1944,71 dollarë. Me këtë vlerë ari e tejkaloi çmim rekord të shtatorit 2011, kur një ons kushtonte 1921 dollarë. Së fundi kursi i arit ka pasur luhatje, por gjithmonë në nivelin e rreth 1,5 përqind duke arritur deri në shumën e 1932 dollarëve.

Vlera e arit aktualisht shënon një rritje me mbi 25 përqind. Veçanërisht e fuqishme ka qenë rritja e çmimit të arit që nga mesi i qershorit. Në fillim të luhatjeve në tregjet e financave për shkak të pandemisë Corona ari madje pati edhe humbje të vlerës, ndonëse është metali i çmuar që konsideorhet si monedha e krizës. Në mes të marsit pati rënie, kur një kallëp kushtoi në bursë edhe deri më pak se 1500 dollarë.

Krahas shqetësimit për përmasat e recesionit si pasojë e pandemisë ka edhe arsye të tjera për rritjen e vlerës së arit. Ndër këto arsye bën pjesë edhe futja në borxhe e shteteve dhe e sipërmarrjeve si dhe normat e ulëta të interesit.

Edhe konflikti mes SHBA-së dhe Kinës e nxit rritjen e çmimit të arit. Niveli i ulët i normave të interesit dhe të kredive e bën arin tërheqës si depozitë, thotë Adrian Ash, kryeekonomist në firmën e Investimeve BullionVault. Tjetër arsye është edhe „rritja e pritshmërive lidhur me inflacionin, që në kohë paqeje stimulohet prej borxheve të pashmebullta shtetërore", ari kësisoj kthehet në një formë tërheqëse depozitash bankare, i tha Ash DË-së.

Një tjetër nxitës i këtij zhvillimi në tregun e financave, sipas vëzhguesve është edhe ashpërsimi i konfliktit mes SHBA-së dheh Kinës si dhe dobësimi i dollarit.

Kina në shenjë hakmarrjeje për mbylljen e një konsullate kineze nga SHBA-ja mbylli përfaqësinë e SHBA-së në Shengdu në jugperëndim të vendit. „Investitorët shohin me shumë vëmendje çdo shenjë përshkallëzimi të këtij konflikti", thotë analisti i Goldman Sachs Chris Hussey. E njëjta gjë vërehet edhe lidhur me vlerën e arit. /DW/